Etiopi, Abiy Ahmed betohet si kryeministër për një mandat tjetër 5-vjeçar

Etiopi0-.jpg

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Kryeministri etiopian Abiy Ahmed Ali është betuar për një mandat tjetër pesëvjeçar.

Fituesi i Çmimit Nobel bëri betimin gjatë seancës së përbashkët të Dhomës së Përfaqësuesve të Popullit dhe Dhomës së Federatës të mbajtur sot.

Partia e Prosperitetit e Abiy-it shënoi fitore bindëse në zgjedhjet parlamentare dhe këshillat rajonalë më 21 qershor.

Kryeministri tha se qeveria e tij e re do të përfshijë figura të opozitës.

Të dielën, partia opozitare Qytetarët Etiopianë për Drejtësi Sociale tha se ata pranuan ofertën e qeverisë etiopiane për të punuar së bashku.

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë