Më shumë se 200 civilë, kryesisht pjesëtarë të grupit etnik Amhara, janë vrarë nga persona të panjohur në një sulm të armatosur në Etiopi.

Të shtunën, më 18 qershor, u krye një sulm i armatosur kundër grupit etnik Amhara në rajonin Oromia, që ndodhet në pjesën jug-qendrore të vendit.

“Kam numëruar 230 trupa dhe kam frikë se është sulmi më vdekjeprurës ndaj civilëve që kemi parë ndonjëherë”, ka thënë banori Abdulsaid Tahir, i cili i ka mbijetuar sulmit.

Tahir ka deklaruar se i ka shpëtuar sulmit në momentin e fundit dhe se janë të shqetësuar se mund të ketë sulme të reja.

Sulmi pretendohet të jetë kryer nga grupi rebel Ushtria Çlirimtare Oromo (OLA).

Ndërkaq, zëdhënësi i OLA-së, Odaa Tarbii, i ka mohuar akuzat.

Komisioni Etiopian për të Drejtat e Njeriut i bëri thirrje qeverisë, duke deklaruar se duhet të merren masa dhe të gjenden zgjidhje kundër sulmeve të tilla.

Në Etiopi, vend me mbi 110 milionë banorë, shpesh ndodhin përleshje midis grupeve etnike.

Sulmet janë të shpeshta në rajonin Oromia kundër popullit Amharas, grupi i dytë etnik më i madh në vend.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re