Eugena Tomini do të jetë drejtoresha e re e Institutit të Shëndetit Publik. Tomini është liruar nga detyra e zv.ministres së Shëndetësisë të cilën e mbante deri tani për të plotësuar vakancën e krijuar në këtë institucion pas largimit të Albana Ficos dhe emërimit të saj drejtoreshë e Qendrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza”. Ky vendim u mor sot në mbledhjen e qeverisë e cila që prej krijimit të saj pas zgjedhjeve të prillit 2021 drejtohet nga zv.kryeministri Arben Ahmetaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re