Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini

Përdorimi i duhanit, përdorimi i alkoolit, dieta e pashëndetshme, ndotja e ajrit janë shumë faktorë risku për kancerin dhe sëmundje të tjera jo të trasmetueshme. Afërsisht 13% e kancerave të diagnostikuara në 2018-n në nivel global i atribuohen infeksioneve të kancerit duke përfshirë nga helikobakteri deri tek Epstein-Barr, nga hepatiti B dhe C për lloje të ndryshme, apo Human papillomavirus (HPV) për rrezikun që japin për kancerin e mëlcisë dhe të qafës së mitrës deri tek infeksioni i HIV/AIDS-it për të rritur në mënyrë të konsiderueshme riskun e kancerit të qafës së mitrës.

Ndërkohë, kategoritë apo sëmundjet tumorale në Shqipëri të kategorizuara sipas karakterit të tyre, të incidencës dhe hasjes së rasteve të reja mund të themi që në Shqipëri kemi rreth 6000 raste të reja me tumore që shkaktojnë mbi 16% të vdekjeve në vend.

Sipas hashmërisë së tyre mushkria, gjiri, lëkura janë kancerat me incidencën më të lartë në hasien në Shqipëri.

Por duhet të themi që prevalenca aktuale e kancerave në Shqipëri varion në nivelin e 17 000- 18 000 mijë rasteve.

Përsa i përket frekuentimit dhe kërkesës së shërbimit qoftë spitalor, shërbimit onkologjik apo shërbimit paliativ kemi një tendencë në rritje të shërbimit spitalor që ka arritur deri në nivelin 70%.

Për sa i përket prirjes së vdekshmërisë, nga kanceri, pavarësisht të gjitha përpjekjeve që fillojnë nga parandalimi, kapja e hershme, trajtimi adekuat dhe përdorimi i protokolleve bashkëkohore, ne sërish kemi vdekje nga kanceri dhe po të krahasojmë 10 vjeçarët e fundit nga 1990-ta në 2010-tën, në 2019-tën ne kemi një nivel të përgjithshëm të vdekshmërisë që është rritur përkundrejt kancerave, por duhet të theksohet që kancerat kanë një nivel vdekshmërie që vijnë paralelisht ose pas sëmundjeve ishemike të zemrës ose apo sëmundjeve vaskulare apo diabeti.

Për sa i përket vdekshmërisë të parakohshme, vdekshmërisë së standardizuar ne kemi një nivel më të ulët dhe kjo falë politikave që kanë dhënë frytet e tyre për sa i përket vdekshmërisë të parakohshme dhe kjo është evidentuar dhe nga një vlerësim i realizuar nga viti 2012-të deri në 2019-tën kur kemi një vdekshmërisë së parakohshme.

Duhet të theksojmë se kanceri mund të reduktohet me zbulimin e hershëm të tij, trajtimit në kohë, kujdesit të duhur të pacientëve që kanë kancer. Identifikimi i hershëm i tyre sjell që kanceri të ketë shumë gjasa që të kapet dhe t’i përgjigjemi trajtimit shumë më hershëm, probabiliteti i mbijetesës të jetë më i madh dhe sëmundshmëria të jetë më i ulët dhe trajtimi të jetë më pak i kushtueshëm.

Shumë pacientë të diagnostikuar me kancer kanë një shans më të lartë në shërim dhe një trajtim të hershëm nëse kapet herët. Kombinimi i shumë faktorëve të tjerë të riskut, rimodelimi dhe zbatimi i tyre sipas rekomandimeve shëndetësire sigurisht që do të ulë dhe nivelin e riskut të njerzve që mund të preken nga kanceri.

Paranadalimi është mënyra më e lehtë dhe më efektive, por për të zvogëluar kancerin dhe qasjen e tij qoftë në incidencë, apo dhe prevalencë, por ndërkohë shkenca po vijon me trajtime bashkëkohore ku politikat shëndetësore dhe qeveria shqiptare kanë sjellë vizionin përkundrejt këtij programi 10 vjeçar për të patur shëndet për të pasur shumë vite jetesë, më shumë vite jete.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re