Komisioni për Çështje Politike dhe Siguri i Këshillit të Bashkimit Evropian është pajtuar që misionin e EULEX-it në Kosovë ta vazhdojë deri më 14 qershor 2025.

Në Komitet, po ashtu u ra dakord që, përveç zbatimit të përgjegjësive të përcaktuara më parë, EULEX-i ka për detyrë të ndihmojë shërbimet e zbatimit të ligjit të Kosovës në mënyrë që të zhvillojnë kapacitetet e tyre për shkëmbimin e informacionit me shërbimet përkatëse, në rajon dhe nivel ndërkombëtar, në sferën e ndihmës juridike dhe bashkëpunimit në luftën kundër veprimtarive kriminale.

Siç thuhet në Gazetën Zyrtare të BE-së, gjithsej 165.310.000 euro do të ndahen për mbulimin e shpenzimeve të EULEX-it në periudhën prej 15 qershor 2023 deri më 14 qershor 2025.

Nga kjo shumë, 58,500,000 euro do të ndahen për mbulimin e shpenzimeve të EULEX-it në Kosovë, ndërsa 106,810,000 euro do të dedikohen për të mbështetur procedurat aktive gjyqësore që janë zhvendosur në territorin e një shteti anëtar të BE-së, thuhet në deklaratë.

Vendimi i Komisionit për Çështje Politike dhe Siguri të Këshillit të Evropës tashmë duhet të zyrtarizohet me nënshkrimin e tyre nga presidentja e Kosovës Vjosa Osmani dhe komisioneri i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Josep Borrell.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re