Një njësi policore rezervë prej 92 anëtarësh të Forcave të Xhandarmërisë Evropiane nga Portugalia, Franca dhe Italia do të vendoset përkohësisht në Kosovë në javët e ardhshme për të forcuar kapacitetet e Njësisë ekzistuese të Specializuar të Policisë së Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX ).

Forca Evropiane e Xhandarmërisë është një forcë policore e ndërhyrjes operacionale, e organizuar paraprakisht, e fortë dhe e vendosur shpejt.

Në Kosovë pritet të arrijë ekipi i parë i njësisë policore rezervë.

 Tre nivele të agjencive të sigurisë

Policia e Kosovës është e para që i përgjigjet situatës së sigurisë, ndërsa Njësia e Specializuar e Policisë së EULEX-it është shkalla e dytë që i përgjigjet situatës së sigurisë në Kosovë dhe ofron mbështetje të vazhdueshme për kapacitetin e Policisë së Kosovës për të kontrolluar masat dhe trazirat përmes këshillimit dhe trajnimit të përbashkët.

Në Kosovë është i pranishëm edhe misioni ushtarak i NATO-s, KFOR-i, i cili përfaqëson shkallën e tretë për reagim ndaj situatave të sigurisë në Kosovë.

Në fillim të javës së kaluar, 500 trupa shtesë u vendosën në të gjithë Bosnjen si pjesë e Përforcimit Ushtarak Evropian (EUFOR Althea).

Forca shtesë të EULEX-it dhe EUFOR-it po mbërrijnë në Kosovë dhe Bosnje pasi Rusia pushtoi Ukrainën më 24 shkurt.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re