Anglia e nis mirë Evropianin, duke marrë tri pikët e para që në start. Ka mjaftuar një gol i Sterling dhe Tre Luanët fitojnë 1-0 ndaj Kroacisë, për të marrë kreun e Grupit D, në pritje të sfidës Skoci-Republika Çeke.

Vendasit e nisën mirë takimin, duke ushtruar presion, teksa në minutën e gjashtë Foden godet shtyllën e portës kroate. Më vonë është portieri mik që pret një gjuajtje nga jashtë zone të anglezëve. Kroacia zbret rrallë, për t’u përmendur vetëm një mundësi e Perisic, që në zonë gjuan keq shumë lart mbi tra.

Anglia edhe në dytën është më kërkuese dhe në 57’ Raheem Sterling shënoi golin e avantazhin. Ylli i City-t mori një asist të bukur nga mesfushori i Leeds, Phillips dhe finalizoi i vetëm përballë portierit kroat.

Pak më pas pati një shqetësim për Kane, i cili është përplasur me shtyllën në tentativën për të shënuar gol, por gjithçka kaloi pa probleme. Trajneri Southgate në 82’ e zëvendëson me Bellingham. Anglezët arrin të mbajë avantazhin deri në fund, teksa Kroacia ishte e pafuqishme për të marrë të paktën një barazim. Fitore me një gol, por me shumë vlera për anglezët.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re