Mesfushori i ekipit të futbollit të Danimarkës, Christian Eriksen, u përplas në tokë gjatë ndeshjes së vlefshme për Euro 2020 mes Danimarkës e Finlandës.

Lojtarët e skuadrës vrapuan drejt tij së bashku me ekipin mjekësor, i cili kreu CPR (ringjallje kardiopulmonare) mbi 29 vjeçarin.

Pas disa minutash mesfushori i Inter-it u largua me barrelë dhe me një maskë oksigjeni në fytyrë.

Ndeshja mes Danimarkës e Finlandës u anullua, ndërsa UEFA reagoi përmes një postimi në rrjetet sociale, ku theksoi se tashmë Eriksen ndodhet në spital dhe është në gjendje të qëndrueshme. 29 vjeçari po i nënshtrohet analizave për të zbuluar se çfarë pësoi gjatë ndeshjes.

Një moment prekës ishte dhe hyrja në fushë e partneres së mesfushorit, Sabrina Kvist Jensen.

Schmeichel dhe Kjaer i shkuan pranë dhe u munduan ta qetësojnë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re