Shqipëria po përgatitet që nesër të luaj edhe sfidën e katërt të kualifikueseve kundra Moldavisë. Fitorja është një detyrim për të qëndruar ende me shpresë për kualifikimin dhe për të kërkuar vendin e tretë në grup.

Por interesant është fakti që kombëtarja jonë në tre sfidat e mëparshme në tre ndeshje ka patur tre trajner të ndryshëm për të arritur vetëm tre pikë. Në sfidën e parë të luajtur në Shkodër përballë Turqisë në stol vazhdonte të qëndronte Kristian Panuçi. Ishte pikërisht humbja ndaj turqve që solli edhe shkarkimin e teknikut italian.

Më  pas do të ishte dyshja shqiptare e ndihmësve të Panuçit, Bulku dhe Mema që drejtuan kombëtaren në transfertën e Andorras. Fitorja 0-3 solli frymëmarrje për futbollistët kuqezi ndërsa FSHF u vu në kërkimi të një trajneri të ri.

Pikërisht në sfidën e ishullore të së shtunës ndaj Islandës ishte Edi Reja që bëri prezantimin e parë në stolin kuqezi. Por i pafat trajneri Italian në debutim duke humbur këtë sfidë dhe kështu Shqipëria në kualifikueset e Euro 2020 numëron tre ndeshje, tre trajner dhe tre pikë./Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re