Prej muajsh tashmë euro dhe monedhat e huaja kanë pësuar rënie të ndjeshme në këmbimin valuator, ndërsa është forcuar leku.

 

Për zhvlerësimin e monedhave të huaja ka pasur reagime të ashpra ndaj Bankës së Shqipërisë, për shkak të ndikimit në ekonomi.

 

Për këtë çështje ka folur pasditen e sotme Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko. Ai deklaroi në një konferencë me gazetarët se Banka do të nndërhyjë në tregun valuator nëse euro do të ketë rënje të mëtejshme që do të dëmtonin funskionimin normal të tregut.

“Këshilli gjykon se forcimi i kursit të këmbimit i ka mundësuar ekonomisë shqiptare të ketë në një mënyrë të njëkohshme një nga nivelet më të ulëta të inflacionit, normave të interesit dhe kostot të financimit dhe një nga nivelet më të larta të rritjes ekonomike në rajon.

 

Këshilli mbikqyrës thekson se mbetet e vëmendshme ndaj shpejtësisë së forcimit dhe luhatjeve të shtuara të kurseve të këmbimit gjatë muajve të fundit. Nëse zgjerohen më tej këto fenomene mund të dëmtojnë funksionimin normal të tregut valutor dhe objektivin tonë të stabilitetit të çmimeve dhe të stabilitetit financiar. Nëse do të konstatohen këto premisa BSH rezervon të drejtën të ndërhyjë në tregun e brendshëm valutor në përmbushje të mandatit të saj ligjor”, theksoi ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re