Ndryshe nga ditët e fundit të dhjetorit, në këtë fillimviti euro po shënon rritje të fortë në kursin e këmbimit me lekun.

 

Sipas Bankës së Shqipërisë, këtë të premte 1 euro këmbehet me 117.4 lekë, nga 116 lekë që ishte një ditë më parë, duke pësuar kështu një tjetër rritje për të disatën ditë me radhë.

 

Në datën 28 dhjetor monedha europiane njohu nivelin më të ulët te regjistruar ndonjëherë duke rënë në vlerën e 112.8 lekëve.

 

Nënçmimi i euros përballë lekut në prag të festave është një fenomen i përvitshëm, që ndikohet nga ardhja e emigrantëve në vend, duke shtuar sasinë e monedhës në qarkullim.

 

Ndërsa me largimin e tyre, monedha e huaj nis t’i kthehet normalitetit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re