Për çështjen e negociatave “Euroaktiv” shkruan se të njëjtin qëndrim si Franca kanë edhe Danimarka me Holandën.

“Në samitin e Këshillit të BE dje, Danimarka dhe Hollanda u bashkuan me Francën në shprehjen e kundërshtimit të tyre për hapjen e bisedimeve të pranimit në BE me dy vendet e Ballkanit. Paris pranoi përpjekjet e Shkupit, veçanërisht pas marrëveshjes së ndryshimit të emrit me Greqinë, por në rastin e Shqipërisë, të tre vendet shprehën shqetësime për përparimin e reformave të nevojshme.”, thuhet në shkrim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re