Eurobondi për të mbuluar defiçitin? Ministrja e Financave e sqaron: Borxhi është i lartë por parashikohet që…

uuu-1.png

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Në konferencën e sotme për shtyp Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj tha se Eurobondi nuk është për të amortizuar defiçitin.

Ibrahimaj theksoi se pavarësisht se borxhi është i lartë, këtë vit parashikohet të shkojë në 6.8% dhe se janë përdorur të gjithë stimujt fiskalë për rritje ekonomike.

Kujtojmë se Eurobondi do të merret me vlerën 650 milionë euro nga qeveria.

Pyetje: A është ky eurobond, duke qenë se pati edhe një dalje të shpejtë për të amortizuar deficitin, duke qenë se pavarësisht të ardhurave të mira të këtij viti është i lartë?

Ibrahimaj: Është e mira që ky deficit i lartë të përdoret për rritje ekonomie. Deficiti këtë vit parashikohet të jetë në nivelin 6.8%. Ne kemi vendosur që të rrisim deficitin dhe huamarrjen me qëllim që t’i japim stimuj fiskalë ekonomisë, që janë materializuar që tani në rritje ekonomike.

Sipas parashikimeve të FMN-së rritja ekonomike e parashikuar për vitin 2021 është 7.8%, ne garantojmë atë tregues të shëndetshëm të raportit ndaj rritjes ekonomike me deficitin në këtë vit që ishte i vështirë.

Ka qenë e shpërndarë në të gjithë sektorët kryesorë të ekonomisë, aty ku ne kemi pasur stimuj fiskalë dhe është përkthyer në rritje dhe në rritje të punësimit që ka arritur ato nivele të para pandemisë.

Ne jemi të vetëdijshëm që niveli i borxhit dhe deficitit është i lartë, por për sa kohë që ky nivel garanton rritje ekonomike mendoj se janë në nivele të qëndrueshme. Për shkak se këto parametra kanë ndryshuar për shkak të pandemisë dhe jo për shkak të menaxhimit dhe vullnetit të qeverisë.

(E.D/faxweb.al)

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë