Mazhoranca i bindet presidentit Meta dhe ndryshon procedurat e ligjit për emetimin e Eurobondit. Kuvendi miratoi me 85 vota pro ligjin ““Për Eurobondin që do të emetohet nga ministri i Financave dhe Ekonomisë, miratimin e përjashtimeve nga tatimet e taksat dhe të parashikimeve për heqjen dorë nga imuniteti në marrëveshjet që do të lidhen”.

Miratimii këtij projektligji që synon marrjen e borxhit prej 650 milionë eurove erdhi pas një përplasje të ndodhur një ditë më parë mes Presidentit dhe Parlamentit. Kreu i shtetit një ditë më parë nuk pranoi kërkesën zyrtare të Parlamentit për të dhënë miratimin e menjëhershëm.

Por në senacën e sotme pati një kthesë 180 gradë, kryeparlamentari, Gramoz Ruçi deklaroi se maxhoranca përgatiti amendamentet e propozuara nga Presidenti Meta, i cili ka dhënë edhe pëlqimin për hyrjen në fuqi menjëherë të ligjit.

 

“Në mbështetje të rezerva që Presidenti i Republikës kishte, i kam kërkuar komisionit të ekonomisë për t’i shqyrtuar të gjitha sugjerimet që Presidenti kishte dhe sic ju njoftova në fillim të seancës të gjitha sugjerimet e bëra i ka kthyer në amendamente të cilat zyrtarisht është njoftuar presidenti nëpërmjet një shkrese zyrtare nga kryetarja e komisionit dhe sapo ka mbërritur pëlqimi i Presidentit”- u shpreh Ruçi.

Huaja do të jetë një eurobond i ri i cili do te ketë një afat shlyerje nga 7 deri në 10 vite. “Financimi i siguruar nga eurobondi ritheksoj i planifikuar më parë do të shërbej për të rifinancuar eurobondin e marr në vitin 2015 një proces standart në tregjet financiare ndërkombëtare. Për të plotësuar nevojat përe financim në vitin 2020 si dhe të sigurojë pjesërisht valutën e nevojshme për shëbreimin e detyrimeve të borxhit në valutë.” tha në seancën parlamentare, ministrja e Financave, Anila Denaj.

Denaj tha se nisur nga eksperienca e disa ditëve më parë e Maqedonisë së Veriut e cila emetoi 700 milionë Euro Eurobond për një interes më të ulët se ai që mori në vitin 2018, jep shpresa që dhe Shqipëria të ketë shanse ta marrë afër interesit 3.5% të eurobondit që emetoi dy vjet më parë. Kjo është hera e katërt që qeveria merr borxh në tregjet ndërkombëtare, hera e fundit ishte në 2018 kohë kur qeveria mori 500 mln euro.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re