Eurodeputetët e ekstremit të djathtë grek i kërkojnë Komisionit Europian që të shqyrtojë mundësinë për të kushtëzuar hapjen e negociatave për Shqipërinë me zhvillimin e zgjedhjeve të reja parlamentare të parakohshme brenda këtij viti.

Emmanouil Fragkos, eurodeputeti i Zgjidhjes Greke, një parti e ekstremit të djathtë në Athinë thotë se një numër zhvillimesh të pashpjegueshme kanë ndodhur gjatë kësaj periudhe në Shqipëri.

Duke iu referuar pretendimeve dhe akuzave të opozitës shqiptare, Fragkos citon votat e pavlefshme të 25 qershorit, vendimin për karantinë para zgjedhje për votuesit që mund të vinin nga Greqia dhe ndalimi i së drejtës për të votuar për personat e infektuar me Covid.

Pavarësisht përjashtimit të banorëve jorezidentë, pjesëmarrja ishte rreth 46 për qind, po aq sa në zgjedhjet e 2017-ës. Partia e minoritetit grek, si shembull, humbi 30 për qind të mbështetjes së saj në Bashkinë e Dropullit.

Kandidatët e opozitës u ankuan për fotografim të votës nga mbështetësit e qeverisë në këmbim të shpërblimit dhe 25 mijë të sëmurëve me Covid iu ndalua pjesëmarrja në zgjedhje”, thotë Fragkos.

Eurodeputeti grek qorton qëndrimin e Komisionit Europian që njohu këto zgjedhje dhe thotë se zgjedhjet e fundit përforcojnë interesat turke në Shqipëri falë aleancës Rama-Erdogan.

Sipas artikujve të Tageszeitung dhe Deutsche Welle, Qeveria shqiptare është shndërruar në një shtojcë të korrupsionit dhe stanjacionit që u shërben gjithnjë e më shumë interesave turke në Shqipëri”, – shton eurodeputeti grek.

Duke kujtuar se Presidenti turk, Erdogan ishte i pari që uroi Ramën për fitoren, eurodeputeti grek cilëson si të “shfrenuar” dhe të “papërmbajtur” edhe deklaratën e përbashkët të përfaqësuesit të lartë të BE, Josep Borrell dhe Oliver Varhelyi, që sipas tij, nuk ishin në dijeni të parregullsive të shumta që prekën procesin.

Në dritën e këtyre zhvillimeve a i mori në konsideratë Komisioni para se të lëshonte deklaratën dhe a konsideron mundësinë se ka vend për të menduar për një proces tjetër zgjedhor brenda këtij viti që do të çonte në një rezultat më përfaqësues?”, ngre shqetësimin e tij eurodeputeti ekstremist grek./Si

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re