Skip to content

Eurodeputetët i kërkojnë llogari Komisionerit për Zgjerim për 15 kushtet e KE-së për Shqipërinë: A ia thatë Ramës në Zagreb?

pe

Eurodeputetët Kinga Gál dhe Michal Gahler nga Grupi PPE pyetën sot në parlamentin evropian Komisionerin për Zgjerimin, Oliver Varhely për ecurinë që ka bërë Shqipëria sa i përket 15 kushteve të vendosura nga Këshilli Evropian.

” Si po punoni me 15 kushtet e Këshillit Evropian për Shqipërinë” ishte pyetja që u bë gjatë një debati në Komisionin për Punët e Jashtme (AFET) në Parlamentin Europian, ku një pjesë e deputetëve ishin fizikisht në sallë dhe pjesa tjetër ishte në videokonferencë nga distanca. Eurodeputeti David Lega (PPE, Suedi) tha se “ishte shumë i shqetësuar nga përkeqësimi i lirisë sé medias e të shprehjes në Shqipëri ndërkohë që kjo është kusht për çeljen e negociatave. Raportet e Reporterëve pa Kufinj, të Freedom House dhe të Këshillit të Europës po na japin një panoramë të keqe. Dua të di nëse ky problem dhe 15 kushtet specifike u diskutuan në samitin e Zagrebit ku i pranishëm përmes videokonferences ishte edhe zoti Edi Rama”.

Komisioneri Varhely theksoi se ai do të bënte çmos që këto kushte të përmbusheshin. Lidhur me ligjet antishpifje, Varhely tha se qeveria e Tiranës i kishte premtuar se nuk do të vepronte kundër opinionit të Komsionit të Venecias. Gjithashtu Komisioni po ndiqte edhe reformën zgjedhore.