Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, në pesë vjetorin e marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian, ai ka thënë se kjo ishte marrëdhënia e parë kontraktuale mes BE-së dhe Republikës së Kosovës.

Mandl përmes një postimi në rrjetet sociale shkruan se përveç kësaj, ky ishte një moment historik në rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në BE.

Në këtë kontekst, ai thotë se liberalizimi i vizave është vonuar dhe duhet të ndodhë tani.

“Pesë vjet më parë, Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit me #Kosovën hyri në fuqi.

Si marrëdhënia e parë kontraktuale midis EU dhe RKS kjo ishte një moment historik i rëndësishëm në rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në BE.

Liberalizimi i vizave është i vonuar dhe duhet të ndiqet tani”, shkruan Mandl.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re