‘Mbajtja e Fredi Belerit në burg po i kushton shqiptarëve integrimin në Bashkimin Evropian’, – kështu tha Eurodeputeti Grek Manolis Kefalogianis nga Himara, ku zhvilloi një takim me banorët e zonës.

 

MANOLIS KEFALOGIANIS

EURODEPUTET GREK

 

Kjo cështje do të ketë tepër rëndësi në anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.Për këtë cëshjte dhe trajtimin e saj, do të japi konkluzione edhe këshilli europian. Aty do të diskutohen të gjitha dhe konkluzionet që do të nxirren në disa cëshjte si liria e shprehjes, përparimi demokracisë, zbatimi i të drejtave të njeriut, do të kenë rëndësi gjithashtu në rrugën Europiane të Shqipërisë. Për një shtet si Shqipëria e cila është në rrugën e saj për të hyrë në BE, Greqia ka ndikim të madh në këshillin europian, për të dhënë mendimin e saj se si këto cështje trajtohen, por edhe për rrugën e Shqipërisë në BE ’’

 

Eurodeputeti grek tregoi se ai kishte vizituar më herët në burg Fredi Belerin dhe se lirimi i tij është prioritet maksimal në agjendën e kryeministrit grek.

 

“Lirimin nga burgu të Fredi Belerit kryeministri Misotakis e ka vënë shumë lart në axhentën e tij, i ka dhënë prioritet maksimal. Edhe në Bruksel u bë votimi, nëse duhet të lirohet ose jo Fredi Beleri dhe shumica prej eurodeputeteve dhanë aprovimin.

 

Manolis Kefalogianis tha gjithashtu se çështja e pronave në Himarë , është një temë për të cilën komuniteti ndërkombëtar ka dijeni.

 

Në parlamentin europian prej shumë kohësh, të gjithë e dinë madje edhe problemin e pronave tuaja.Të gjithë në Greqi e kanë kuptuar qartë arsyen përse vjen ky problem. Cështja e Himarës nuk është më një cështje kombëtare, ka marr përmasa më të mëdha.Nuk është më një cështje që ne e diskutojmë me qeverinë Shqiptare,është tashmë një cështje europiane që diskutohet edhe aty.

 

Në këtë takim, eurodeputeti grek Kefalogianis ka qenë i shoqëruar nga ambasadorja greke në Shqipëri, Konstandina Kamici, si dhe kryetari i Omonias, Vasilis Kajos.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re