Eurodeputeti grek, Manolis Kefalogianis, njëherësh kryetari i Komitetit të Përbashkët të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri vizitoi dje qytetin e Himarës, ku kërkoi lirimin e kryebashkiakut të zgjedhur Fredi Beleri.

Kefalogianis

Mësohet se ka vizituar dhe Fredi Belerin në burg dhe për gazetarët në Himarë tregoi dhe bisedën që kishin komunikuar me të. “Bashkë me zonjën ambasadore greke, kisha gezimin dhe nderin të takoja Fredi Belerin brenda burgut, dhe pash aty një politikan, burrë të vërtet.

Fredi Beleri, përgjatë komunikimit që pata me të, më tha se nuk do të heq dorë, nuk do të bëj asnjë hap mbrapa. Do të luftoj për të drejtat e himarjotëve, të cilët e meritojnë të gjithë këtë sakrificë që ai po bën. Beleri më tha gjithashtu se jam gati të qëndroj në burg aq sa duhet, për të përfaqësuar interesat e tyre, kur e drejtësia të fitoj dhe ai të lirohet, për të qenë kryebashkiaku juaj”, tha Kefalogiannis.

Ai përcolli mesazhet e Kryeministrit grek Mitsotakis se lirimi nga burgu i Belerit është në listën e prioriteteve të agjendës së tij, duke kujtuar se këtë çështje e kishte trajtuar edhe në takime në nivel ndërkombëtar në Lituani dhe në Bruksel.

“Këtu kemi ardhur për të diskutuar, zgjidhur çështjen e Fredi Belerit. Lirimin nga burgu të Fredi Belerit Kryeministri e ka vënë shumë lartë në agjendën e tij, i ka dhënë prioritet maksimal. Madje, edhe fjala e tij e parë që mbajti në Këshillin Ballkanik në Lituani, ishte pikërisht çështja e Fredi Belerit. U bë gjithashtu mbledhja e NATO-s edhe aty kërkuan që Beleri të lirohet sa më shpejtë. Edhe në Bruksel u bë votimi nga të gjithë eurodeputetët, nëse duhet të lirohet ose jo Fredi Beleri dhe shumica prej tyre dhanë aprovimin e tyre”.

Himarjotët janë në zemrën e të gjithë grekëve, mbi të gjitha të parit të Në arsyetimin e saj trupa gjyqësore e gjeti në shkelje të kodit zgjedhor krijimin dhe funksionimin e saj.

Sipas Kolegjit Zgjedhor, KQZ-ja nuk nxori asnjë vendim për ngritjen e saj edhe pse i takon asaj si institucion dhe jo kryetarit të bashkisë së Rrogozhinës. Ndryshe argumenton Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve. Për Vizion Plus, Ilirjan Celibashi deklaron se nuk është kompetencë e KQZ-së.

“Çështja e ngritjes së një qendre votimi është kompetencë e kryetarit të Bashkisë, Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile implikohet në këtë proces dhe për rastin e vuajtjes së dënimit penal është një çështje që i takon Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, dhe drejtorisë përkatëse të vuajtjes së dënimeve penale, pra nuk është një çështje që i përket Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Më së pari, tyre, Mitsotakis. Kryeministri ju shpreh respektin e tij më të madh për qëndresën që ju po bëni në këtë çështje. Nuk harrojmë që në vitet e vështira, në regjimet strikte të Shqipërisë, himarjotët ditën të thoshin jo. Të gjithë e dinë historinë e Himarës dhe luftën që kanë bërë himarjotët. Dimë forcën e shpirtit të tyre. Kjo është gjëja që duhet për të çuar këtë cështje përpara”, deklaroi ai.

Eurodeputeti bëri të qartë se çështja e pronave në Himarë por dhe e arrestimit të Fredi Belerit do të diskutohet jo më si një problem mes dy shteteve fqinje por tashmë është çështje evropiane.

“Në Parlamentin Evropian, mund t’ju them që prej shumë kohësh, të gjithë e dinë madje edhe problemin e pronave tuaja. Fredi Beleri është kujdesur ti informoj të gjithë. Madje të gjithë në Greqi e kanë kuptuar qartë arsyen përse vjen ky problem. Janë diskutuar gjithashtu çështja e lirimit të Fredi Belerit, marrja e detyrës së tij, mbajtja peng e pronave tuaja, si dhe çështja e minoritetit. Çështja e Himarës nuk është më një çështje kombëtare, ka marr përmasa më të mëdha. Nuk është më një çështje që ne e diskutojmë me qeverinë Shqiptare, është tashmë një çështje evropiane që diskutohet edhe aty. Si çështje evropiane, do përballohet si e tillë”, u shpreh ai.

Eurodeputeti grek me ton të ashpër u shpreh se burgosja e Belerit do të pengojë anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Kjo çështje do të ketë tepër rëndësi në anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Për këtë çështje dhe trajtimin e saj, do të japi konkluzione edhe Këshilli Evropian, ku marrin pjesë kryeministrat dhe gjithë shtetet evropiane.

Ky këshill evropian çdo vit thotë se cili është përparimi i Shqipërisë në rrugën drejt BE-së. Për një shtet si Shqipëria e cila është në rrugën e saj për të hyrë në BE, Greqia ka ndikim të madh në Këshillin Evropian, për të dhënë mendimin e saj se si këto çështje trajtohen, por edhe për rrugën e Shqipërisë në BE. Kefalogiannis ndodhet për vizitë zyrtare në Shqipëri dhe sot do të drejtojë mbledhjen e përbashkët ndërmjet deputetëve të Shqipërisë dhe Delegacionit të Parlamentit Evropian.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re