Eurodeputeti gjerman, Joachim Kuhs dha një shembull në “Quo Vadis” që sipas tij tregon manipulimin me shifrat e pacientëve që humbën jetën nga COVID.

 

“Vetëm për Gjermaninë mund t’ju them si shembull që aty ka 90.000, afërsisht 90.000 të vdekur që kanë lidhje me Koronën ose “Covid 19”-n. Por doli se vetëm 20.000 prej këtyre 90.000-ve kanë vdekur vërtet nga Korona. Ajo që mungon janë vizitat e besueshme patologjike nga patologët, të cilët e kontrollojnë saktësisht vdekjen. Këtë e kanë fashitur fare, prandaj shifrat që kemi janë vetëm vlerësime dhe të pabesueshme. Nga ana tjetër, të vdekurit dhe efektet anësore që shfaqen pas vaksinimit nuk numërohen, por po shfaqen hapur shifra më të larta vdekjeje nëpër statistika dhe kjo do vëzhguar me kujdes.”

 

Sa i përket ndikimit të vaksinës në riprodhim, Kuhs theksoi se nëse gratë shtatzënë dhe fëmijët rrezikohen nga injeksioni “do të ishte një kapitull shumë i trishtë në gjithë këtë histori.”

 

“Po, ky është një kapitull shumë i trishtë. Nëse ne të ardhmen tonë, fëmijët, familjet dhe gratë shtatzëna, këto janë e ardhmja jonë… nëse ne i rrezikojmë përmes vaksinimit, një vaksinimi që është ende një eksperiment, i cili nuk është testuar sa duhet, atëherë rrezikojmë të ardhmen e vendit tonë, popullit tonë, prandaj jam shumë, shumë i trishtuar dhe më vjen aq keq për ato gra shtatzëna dhe ata fëmijë, të cilët s’kanë ndonjë faj dhe nuk mbrohen dot. Ky është një kapitull shumë i trishtë në gjithë këtë histori.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re