Në seancën plenare të Parlamentit Evropian, është diskutuar ndër të tjera, për çështjen e strehimit të refugjatëve afganë edhe në vendin tonë.

Eurodeputetja e Demokracisë së Re dhe Partisë Popullore Evropiane, Anna Michel Asimakopoulou, ka thënë gjatë fjalës së saj, se Shqipëria është gati për pritjen e refugjatëve, duke shtuar se në vendin tonë janë ngritur të gjitha strukturat e posaçme.

Ajo ka deklaruar më tej, se nuk dihet ende kohëzgjatja dhe numri i saktë i refugjatëve afganë në Shqipëri, duke shtuar se ekziston mundësia i një fluksi të shtuar emigrantësh drejt Greqisë. Gjithashtu eurodeputetja ka kërkuar informacione në Parlamentin Evropian në lidhje me numrin e saktë të afganëve, si dhe ka ngritur pikëpyetje, nëse nga ky emigrim, qoftë i përkohshëm prek minoriteti grek në Shqipëri.

Kjo deklaratë duket mjaft e çuditshme, duke qenë se afganët po strehohen nga qeveria dhe nuk kanë ndonjë lidhje me asnjë minoritet që banon në Shqipëri.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re