Përmes një postimi në rrjetet sociale Euronews ka shkëputur një pjesë nga fjalimi i Presidentit të Francës Emanuel Macron, i cili argumenton se çelja e bisedimeve vetëm për një vend do të ishte një gabim i tmerrshëm për Ballkanin.
“Dje dëgjova disa të thonë që ne kishim arritur konsensusin për t’i çelur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, kjo nuk është e vërtetë.
Pa asnjë dyshim atje kishte një shumicë për t’i çelur me Maqedoninë e Veriut, dhe shumica e shteteve ishin kundër Shqipërisë.
Unë besoj se hapja e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe të lemë Shqipërinë jashtë do të ishte një gjë e tmerrshme për rajonin” -thotë Macron.
French President @EmmanuelMacron said the majority of #EU countries opposed #accession talks with & a few were against. He argued that granting membership talks to one country alone would be a terrible mistake for #Balkans. pic.twitter.com/8r2nDAjoOv
— Euronews Albania (@EuronewsAlbania) October 18, 2019
https://platform.twitter.com/widgets.js