Kryeministri Edi Rama mbërriti në Jerevan, ku zhvillohet Samiti i 8-të i Komunitetit Politik Europian.

Në këtë takim marrin pjesë 48 krerë shtetesh dhe qeverish nga Europa, ndërsa për herë të parë është e pranishme edhe Kanadaja.

Në prononcimin për mediat, Rama e përshkroi samitin si një mundësi për të diskutuar shqetësimet dhe objektivat e përbashkëta të vendeve europiane, si dhe për të parë se çfarë mund të bëhet më shumë në bashkëpunim.

Ai foli edhe për rolin e Europës në siguri, duke nënvizuar se, në kushtet aktuale, NATO duhet të mbështetet më shumë në kapacitetet europiane.

Sa i përket zgjerimit të Bashkimit Europian, Rama tha se çështja nuk lidhet me përfitime për vende të veçanta, por me vetë të ardhmen e Europës. Sipas tij, një Bashkim Europian i paplotë mbetet më i dobët dhe më i ekspozuar ndaj rreziqeve.

Pas mbërritjes, delegacioni shqiptar u prit nga kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan, në kuadër të punimeve të samitit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re