Duke filluar nga sot një numër i madh i vendeve europianedo të lehtësojnë disa nga masat e vendosura për shkak të pandemisë

Italia – Qytetarët do të mund t’i vizitojnë të afërmit e tyre, të mblidhen në grupe të kufizuara, do të mund të dalin në parqe por duke ruajtur distancën fizike.

Puna në ndërtim dhe tregtia me shumicë tërësisht ka rifilluar. Kafenetë, restorantet dhe baret do të dërgojnë ushqim për në shtëpi.

Shkollat nuk do të hapen deri në shtator. Mbeten kufizimet për lëvizje nga një rajon në tjetër. Maskat vlejnë për aeroportet dhe stacionet dhe për transportin publik. Fluturimet e udhëtarëve në aeroportet në Sampino në Romë dhe Peretolla në Firencë, të cilët ishin në mesin e aeroporteve të mbyllura përkohësisht për shkak të epidemisë, janë hapur.

Spanjë – Duke filluar nga sot, do të hapen sallonet e bukurisë të cilat mund të pranojnë klientë individualë në orën e caktuar paraprakisht. Maskat do të jenë të detyrueshme në transportin publik. Në ishujt më të vegjël arkipelagun e Kanarit dhe Balear do të hapen disa parqe, muze, bare dhe restorante, por me kapacitet të kufizuar. Shkollat mbeten të mbyllura deri në shtator.

Greqi – Gati 10 për qind e salloneve të mbyllura do të mund t’i hapin dyert, përfshirë edhe libraritë, optikat, vendet për kontrollim të automjeteve, dyqane për produkte sportive. Kisha do të hapë dyert vetëm për lutje individuale.

Portugalia – Parqet nëpër lagje, sallonet e flokëve do të rihapen gjithashtu edhe libraritë. Shërbimet tatimore gjithashtu hapën dyert sipas mbledhjes së dakorduar duke u pajisur me maska mbrojtëse. Maskat mbrojtëse po bëhen të detyrueshme në transportin publik. Sportet individuale në vende të hapura janë të lejuara.

Gjermania – Shkollat gradualisht do të hapen sot në disa provinca. Do  të hapen edhe sallonet e bukurisë. Vazhdon hapja e kishave, muzeve dhe kopshteve zoologjike. Baret dhe restorantet do të bëjnë dërgesa vetëm në shtëpi.

Austria – Do të rihapë  disa shkolla. Maskat mbrojtëse janë të detyrueshme në transportin publik dhe parqet.

Belgjika –  Do të rihapë disa biznese me numër të kufizuar klientësh, ndërsa maskat do të bëhen të detyrueshme për transportin publik.

Hungaria – Jashtë Budapestit, do të hapen  kafenetë dhe restorantet. Trajnimi profesional sportiv do të rifillojë.

Polonia – Hotelet, qendrat tregtare, disa nga institucionet kulturore janë të hapura, përfshirë edhe bibliotekat dhe disa muze.

Sllovenia –Duke filluar nga sot do të hapen kafenetë dhe restorantet, si dhe muze, sallonet e bukurisë dhe libraritë. Do të fillojnë gjithashtu stërvitjet e sportistëve profesionistë.

Maskat janë të nevojshme në hapësira të mbyllura në vende publike, në transportin publik dhe në parqe.

Serbi – Kafenetë dhe restorantet do të hapen duke ruajtur distancën fizike, maskat mbeten të detyrueshme në transportin publik, trena dhe autobusë.

Islandë – Universitetet, muzetë dhe sallonet e bukurisë do të hapen.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re