Kompeticioni i dytë për nga rëndësia në Evropë, Europa League zbret sot në fushë me ndeshjet e plota në kuadër të raundit të katërt në fazën e ligës. Duelet marrin jetë në orën 18:45 dhe 21:00.
Kryesuesit e Midtjylland presin në Herning (Danimarkë) skuadrën e Celtic. Skocezët nuk kanë treguar formë të mirë në Evropë këtë edicion me vetëm një fitore.
Në Glasgow, Rangers luan kundër Romës. Pas dy humbjeve radhazi, italianët kërkojnë të dalin te tri pikët kundër skocezëve që janë në fundin e renditjes me tre humbje. Nedim Bajrami nuk pritet të marrë minuta te vendasit. Për Romën janë jashtë Dybala, Angelino, Bailey, Baldanzi, Ferguson apo Vasquez.
Një sfidë tjetër e bukur është ajo që luhet në “Maksimir”, aty ku Dinamo e Zagrebit përballet me Celta Vigon. Për kroatët pritet që Arbër Hoxha të jetë në fushë nga minuta e parë.
Bologna pret në “Dall’Ara” Brann, Stuttgart luan kundër Feyenoord dhe Betis – Lyon.
