Do të duhet shumë fat duke parë vazot e paravendosura dhe kundërshtarët e mundshëm për të patur një short të lehtë për skuadrat shqiptare. Do të jenë plot pesë skuadra që do të na përfaqësojnë në eleminatoret e Europa Ligë nga të cilat tre janë nga Shqipëria, një nga Kosova dhe një nga Maqedonia.

Partizanin që mori vendin e lënë bosh nga Kukësi pasi siguroj pjesëmarrjen në Ligën e Kampioneve shorti jep rival të vështirë, si: Maribor, Vitorul apo edhe Trentin, Neftçi e Tobol. Aq sa është e vështirë të gjesh një skuadër që mund ta quajmë të thjeshtë për të kuqtë.

Për Luftëtarin goglat mund të sjellin rival më të thjeshtë nëse e përplasin me Hanarfjordur apo Ventspils. Mund të ketë një deri me Bakaj nëse kundërshtari është Shahjtor Soligorks dhe shumë më i vështirë përballet me nordikët e Nordsjelland apo AIK.

Po kaq i komplikuar shihet shorti edhe për Laçin ku Sarajevo është emri më i thjeshtë. Ndërsa skuadrat e tjera do të ishte më mirë të mos dilnin përballë pasi do ia vështirësonte kalimin skuadrës bardhezi ku luan beratasi Myrto Uzuni. Osijeku i Grezdës, Kairati i Arshavin por edhe Makabi Tel Aviv dhe Anorthosis Famagustas do të ishin një short i pamundur për kurbinasit.

Ndërsa Fola Esk e Luksemburgut por edhe Nome Kalju nuk mund të quhen short i vështirë për Prishtinën. Nëse kundërshtari do të jetë një tjetër atëherë shkalla e vështirësisë do të rritej shumë pasi emra, si: Zalgris, Molde e Slavia Praga do të ishin kundërshtar të vështirë për kryeqytetasit e Kosovës..

Me një short të vështirë pritet të përballet edhe skuadra e Çairit, Shkupi. Emra, si Gllazgou Rejnxhërs apo Apolon Limasol do e bënin shumë të vështirë kalimin më tej. Por edhe Domzhale ku luan sulmuesi Hebaj apo Gabala ku firmosi Sabien Lilaj nuk do ishin më të thjeshta. Ndoshta në Shkup po kryqëzojnë gishtat për një short me Dinamon  eTbilisit./Berati.TV

 

RIVALI I MUNDSHËM I PARTIZANIT

Grupi 3

1 Maribor (SVN)

2 Trentín (SVK)

3 Viitorul (ROU)

4 Neftçi (AZE)

5 Tobol Kostanay (KAZ)

RIVALI I MUNDSHËM I LUFTËTARIT

Grupi 5

1 Hafnarfjördur (ISL)

2 Nordsjælland (DEN)

3 AIK (SËE)

4 Ventspils (LVA)

5 Shakhtyor Soligorsk (BLR)

RIVALI I MUNDSHËM I LAÇIT

Grupi 6

1 Osijek (CRO)

2 Maccabi Tel-Aviv (ISR)

3 FK Sarajevo (BIH)

4 Anorthosis Famagusta (CYP)

5 Kairat Almaty (KAZ)

RIVALI I MUNDSHËM I PRISHTINËS

Grupi 1

1 Žalgiris Vilnius (LTU)

2 Molde (NOR)

3 Nõmme Kalju (EST)

4 Fola Esch (LUX)

5 Slavia Sofia (BUL)

RIVALI I MUNDSHËM I SHKUPIT

Grupi 2

1 Domžale (SVN)

2 Gabala (AZE)

3 Dinamo Tbilisi (GEO)

4 Rangers (SCO)

5 Apollon Limassol (CYP)

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re