Skip to content

Europa Nostra reagon pas shembjes së Teatrit: Soreca do publikojë një deklaratë të BE, na bëni të ditur kur….

Organizata më e rëndësishme e Trashëgimisë në BE ka reaguar pas shembjes së Teatrit Kombëtar, përmes një mesazhi dërguar Aleancës për mbrojtjen e Teatrit.

Mesazhi mban firmen e sekretares se Përgjithshme të Europa Nostra, Zonja Sneška Quaedvlieg-Mihailovic.

Duke i vleresuar per betejen heroike, ajo thekson se “Besoj se Ambasadori i BE-së do të publikojë një deklaratë të BE-së. Na bëni të ditur kur kjo të ketë ndodhur”.

Mesazhi 

Të dashur Miq,

Dëshiroj të ndaj me ju shprehjen e simpatisë së thellë, solidaritetit të sinqertë dhe mbështetjen time të plotë morale.

Kam përcjellë mesazhin tuaj direkt të Komisionerja Gabriel dhe kam qenë në kontakt me të dhe Kabinetin e saj këtë mëngjes.

Besoj se Ambasadori i BE-së do të publikojë një deklaratë të BE-së. Na bëni të ditur kur kjo të ketë ndodhur.

Me shumë shpresë që gjithë njerëzit që janë arrestuar do të lirohen së shpejti. Nëse e ndieni që duhet të bëjmë diçka për ta, na e bëni të ditur.

Me trishtim të thellë dhe shumë vlerësim për betejën tuaj heroike për Teatrin tuaj,

Sneška