Me anë të një mesazhi në rrjetet sociale, kandidatja demokrate për Tiranën në zgjedhjet e 11 majit, Jorida Tabaku i drejtohet Diasporës shqiptare të votojnë Partinë Demokratike.
Tabaku thekson se shqiptarët që jetojnë jashtë kanë mundësinë historike që me votën e tyre të votojnë për Shqipërinë Europiane.
Sipas saj Europa nuk është vetëm një slogan apo retorikë politike, por një besim që do e çoj përpara parlamentin e ardhshëm.
Mesazhi i Tabakut:
Diaspora Shqiptare ka mundësinë historike për të vendosur për të ardhmen e Shqipërisë. Diaspora Shqiptare ka mundësinë historike të vendosë se kush do të jetë zëri i tyre në Parlamentin e ardhshëm.
Ka mundësinë që të vendosë për një ekonomi europiane, për një familje të shëndetshme, shqiptare, për standarde europiane në arsim e shëndetësi, infrastrukturë e në energji, Sepse për mua, Europa nuk është as një slogan e as retorikë politike, Por Europa është besim, një besim që do e çoj përpara çdo ditë në parlamentin e ardhshëm. Me besimin tuaj, me votën tuaj, nesër për një Shqipëri Europiane, votoni Partinë Demokratike.