Gjysmëfinalja në Katar mes Francës dhe Marokut është pasuar nga trazira në Francë e Belgjikë, aty ku jeton një komunitet i madh marokenësh.

Si pasojë, një 13 vjeçar ka mbetur i pajetë. Ngjarja e rëndë ndodhi në Montpellier, ku ai ai u përplas nga një makinë gjatë një përplasjeje mes tifozëve të dy vendeve.

Shërbimet e urgjencës shkuan me shpejtësi në vendngjarje. Djali u dërgua në spital, por fatkeqësisht ndërroi jetë.

Gjatë përleshjeve, më shumë se njëqind persona u arrestuan dhe u akuzuan për prishje të rendit dhe qetësisë publike, dëmtim të automjeteve të policisë dhe posedim të fishekzjarreve të paligjshme.

Policia po heton për këtë ngjarje tragjike.

Përleshje tifozësh ka pasur edhe në Paris dhe Nice.

Rreth 10,000 oficerë policie thuhet se ishin të pranishëm në rrugët anembanë Francës.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re