I bukur, historik, karizmatik dhe disi kaotik. Ky është qyteti i bardhë, më i bukuri në Shqipëri. Sepse padyshim, Berati u ofron udhëtarëve një miksim perfekt të trashëgimisë dhe bukurisë natyrore, e kombinuar me ushqim të mirë dhe mirësinë e njerëzve të vet. A po vini të zbulojmë gjërat më të bukura që duhet të shihni dhe të bëni në një ditë në Berat?

Komenti për Beratin nga Viajeros30.com, një website spanjoll. Po ju a jeni dakord?

Le tia nisim. Qyteti i Beratit me një popullsi prej 35,000 banorësh është i vendosur më pak se dy orë larg Tiranës, rreth 120 kilometra. Afërsia me kryeqytetin dhe natyra spektakolare dhe qendra historike, një sit i mbrojtur nga UNESCO së bashku me Gjirokastrën e bëjnë atë një destinacion ndër më të preferuarit në Shqipëri.

Kalimi i civilizimeve të ndryshme në të për më shumë se2,400 vjet histori, ka lënë gjurmë të thella, në fakt, Berati ka një trashëgimni mbresëlënëse nëpërmjet tre lagjeve historike: Goricën kristiane, lagjen Mangalem myslimane dhe lagjen Kala, e kurorëzuar me një kala në majë të qytetit. A mund të fillojmë?

Çfarë mund të vizitoni në Berat në një ditë

Nëpërmjet këtij artikulli do tju sjell vendet më kryesore për tu vizituar në Berat. Tipikisht do tju duhet minimumi një ditë e plotë, nga mëngjesi në mbrëmje për ti parë të gjitha. Por ju sugjeroj, ta bëni, do ta dëshironi shumë.

Ura e Goricës

Ura e Gorices
Ura e Gorices

Takimi i parë ishte me Urën e Goricës, që daton nga shekulli i 18-të. Një konstruksion me origjinë otomane në ujërat e lumit Osum që ndan lagjet kryesore historike të qytetit dhe që të ofron një panoramë shumë të bukur. Nuk mendoj se ka rrugë tjetër për të filluar turin turistik. Një tjetër urë këmbësorësh është ndërtuar së fundi por edhe ajo të jep pamje magjepse.

Lagja kristiane e Goricës

Shtëpi të vogla në lagjen Goricë
Shtëpi të vogla në lagjen Goricë

Siç shpjegova në nisje, Berati është i ndarë në tre lagje historike. E fillojmë nga Gorica një lagje e vjetër orthodokse që ka një arkitekturë tradicionale komplekse dhe në kushte shumë të mira. Rrugicat në këtë anë të lumit Osum ofrojnë një pamje të paqtë dhe të qetë që është e vështirë të gjendet në anë të tjera të qytetit. Dhe nëse më lejoni të jem i guximshëm, kjo më kujton lagjen Albaicin në Granada.

Edhe njëherë ju këshilloj të shihni lart dhe të kënaqeni me pamjen e Kalasë. Pa dyshim, një nga imazhet më ikonike të Beratit dhe një refleksion i qartë se pse është quajtur qyteti i një mbi një dritareve. Ky puzzle i shtëpive të bardha të vogla me dritare të mëdha që bien poshtë kodrës duket sikur sytë e dikujt po ju ndjekin, apo jo?

Lagja myslimane Mangalem

Lagja myslimane Mangalem
Lagja myslimane Mangalem

Është koha të kalojmë Osumin dhe ta lini veten të kaloni në lagjen me origjinë myslimane, me rrugë të ngushta dhe shtëpi të bukura të stilit otoman. Do të humbisni në zemrën e Beratit, në një lagje të vjetër që ka arritur të ruajë personalitetin e saj ndër shekuj. Akomodimet, restorantet dhe dyqanet e vogla përzihen në një labirinth shtëpish dhe xhamish.

Kalaja e Beratit

Duke ecur rrugëve të Kalasë, është si të bësh një kërcim në kohë. Jemi në zonën më të lartë të qendrës historike të Beriatit dhe jemi gati të zbulojmë qytetin e vjetër mesjetar të rrethuar me mure të banuar dhe sot. Në realitet të hysh në lagjen Kala është pothuajse si të hysh në një qytet krejtësisht të ndryshëm nga ai që kemi parë deri më tani.

Lagja historike Kalaja
Lagja historike Kalaja

Rrethimi i gjerë me mure ka mbetjet e një kështjelle të shekullit të 13-të me pamje mahnitëse të qytetit, rrugë me labirinthe, shtëpi prej guri, një grusht kishash, akomodim dhe disa restorante tradicionale dhe një skulpturë shumë kurioze, bustin gjigand të perandorit romak “Costandin the great”. Një permbledhje e gjerë e një zone që do t’ju marrë disa orë për ta eksploruar me qetësi.

Meqë ra llafi, ngjitja në Kështjellë është e vështirë. Rreth 10-15 minuta ngjitje shumë e pjerrët. Duhet të veshësh këpucë të përshtatshme dhe të kesh ujë me vete. Nëse udhëtimi bëhet në mes të verës, rezervoni kohën në mëngjes herët ose pasdite vonë.

Kalaja e Beratit
Kalaja e Beratit

Kisha e Trinitrisë së Shenjtë

Ndërmjet kishave brenda mureve, është tempulli shumë i bukur ortodoks i Trinitisë së Shenjtë që tërheq vëmendjen. Pa dyshim një ndër vendet më të bukura për tu parë në Berat. Me stil Bizantin është i ndërtuar me gurë, tulla dhe pllaka të kuqe. E bukur! Ishte e mbyllur kur shkova por nëse keni më shumë fat mund të shihni afresket që zbukurojnë pjesën e brendshme të tempullit. Një tjetër kishe që është brenda është ajo e Shën Mari Vllahernës. Afresket janë të mrekullueshme.

Një tjetër vend i jashtëzakonshëm për të parë në Berat
Një tjetër vend i jashtëzakonshëm për të parë në Berat

Xhamia Mbret

Një tjetër monument për tu vizituar në Berat është Xhamia Mbret. Kjo ndërtesë unike daton në shekullin e 16-të dhe është xhamia më e vjetër në Berat. Nëse ke mundësi, duhet të hysh brenda. Nuk është e vetmja xhami historike që mund të shohësh në Berat, keni edhe Xhaminë e Plumbit apo Xhaminë e Beqarëve që janë shumë afër me njëra tjerën.

Imazhi nga Xhamia e Mbretit
Imazhi nga Xhamia e Mbretit

Katedralja ortodokse e Shën Demetrius

Rreth pesë minuta në këmbë nga Xhamia Mbret, mund të kalosh tek Bulevardi republika në rrugë këmbësore dhe hyn në një zonë të re të qytetit. Mbarojmë kapitullin e monumenteve me Katedralen, tempullin më të rëndësishëm orthodoks në qytet. Shihni bukurinë e brendshme dhe do të shihni se gjithçka ia ka vlejtur.

Muzeu i Onufrit dhe muze të tjera për tu parë

Berat ka disa nickname dhe një prej tyre është qyteti i muzeve. Duhet ta pranoj se desha të humbisja në të tre lagjet historike të Beratit duke lënë mënjanë muzeumet. Por për shkak të rëndësisë kulturore, e gjeta të rëndësishme tju tregoja për më të bukurat.

Katedralja e Beratit
Katedralja e Beratit

Një nga muzetë më të bukur është Muzeu Ikonografik. I vendosur brenda kishës së Shën Marisë, ka një koleksion të jashtëzakonshëm të artit të shenjtë. Thuhet se ia vlen dhe e viziton shpejt, ndaj duhet ta mendoni Brenda Kalasë gjeni Muzeun kombëtar etnografik. Në vazhdim të zbulimeve se çka brenda ju do të mësoni rreth traditave dhe stilit të jetës lokale në kohët e vjetra. Kam pasur mundësi të shoh një muzi me ngjashmëri të njëjtë në karakteristika edhe në Krujë dhe e pelqeva.

Vende të tjera për tu parë

Është e vështirë të mos biesh në dashuri me sharmin natyral të shqipërisë, dhe pavarësisht se ju prezantova xhevahirin më të madh të vendit, është e pamundur ta ndash nga klima impresive natyrore. Një pjesë e madhe e peizazhit urban të Beratit është shënuar nga Lumi Osum. E pra është 50 km në jug të qytetit, me shtrat të qetë, me ujra transparente dhe një kanion mbresëlënës me mure vertikale.

Kanionet e Osumit
Kanionet e Osumit

Kanionet e Osumit janë një tjetër vend që do ju marrë një ditë të plotë. Dhe pavarësisht se duket shumë afër, do tju marr një orë e gjysmë që të shkoni me makinë. Është një zonë ku mund të bëni rafting ose hiking. Mund të organizoni ekskursione nga berati dhe ndërkohë edhe mund të notoni në ato ujëra.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re