Polemikat që përfshinë Federatën Shqiptare të Peshëngritjes pasi dpoingut të Romela Begajt pas botërorit amerikan i mohuan Shqipërisë organizimin e Europianit 2018. Tashmë Europiani është transferuar në Rumani dhe do të mbahet në datat 26 mars – 1 prill 2018.

Shqipëria do të përfaqësohet me 7 sportistë nga të cilët vetëm një femër. Sigurisht pretendimet më të mëdha për medalje janë prej Çaljes, Godellit dhe Qerimajt. Dallon mungesa e Romela Begaj, e cila humbi medaljen e fituar në botëror gjatë garës për shkak të daljes pozitive në testin antidoping.

Anëtarët e ekipit kombetar për këtë Europian sipas peshave  janë si më poshtë:

 

Meshkuj:

  1. Romario Avdiraj 62 kg
  2. Arben Çerçizi 62 kg
  3. Briken Çalja 69 kg
  4. Daniel Godelli 77 kg
  5. Erkand Qerimaj 77 kg
  6. Krenar Shoshaj 85 kg

Femra:

  1. Evangjeli Veli 53 kg
Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re