Skip to content

Europol godet bandën e fuqishme të drogës në Europë

Policia gjermane dhe ajo spanjolle në bashkëpunim me Europol goditën një bandë të trafikut të drogës.

 

18 persona u arrestuan, ndërsa u sekuestruan 1 ton kanabis, një sasi e madhe eurosh si dhe armë zjarri.

 

Mes të arrestuarve ka edhe shqiptarë si dhe gjermanë, spanjollë, kroatë, serbë e turq. Hetimi për grupin kriminal mësohet se ka nisur një vit më parë.