Policia në gjashtë vende ka shpërbërë një rrjet kriminal hakerash që vepronin nga Evropa Lindore, ku, duke shënjestruar kompani të vogla dhe fondacione humanitare kanë arritur të vjedhin deri në 100 milionë dollarë, njoftoi të enjten agjencia evropiane e policisë – Europol.

Rrjeti i quajtur GozNym, e që drejtohej nga një njeri nga Gjeorgjia, kishte infektuar 41,000 njerëz me postë elektronike.

Hakerët nga Bullgaria dhe Ukraina pastaj shkonin te llogaritë e tyre bankare, duke transferuan paratë në llogari të tjera.

“Ndër viktimat janë bizneset familjare, zyrat ligjor, korporatat ndërkombëtare, si dhe organizata jofitimprurëse që merren me fëmijët me aftësi të kufizuara”, tha prokurori amerikan Scott Brady në një konferencë shtypi në Hagë.

Hetimi kundër rrjetit filloi në vitin 2016 në Ukrainë.

Udhëheqësi i bandës u arrestua në Gjeorgji, dhe të tjerë në Moldavi, Ukrainë dhe Shtetet e Bashkuara.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re