Vendosja e zyrës së Europol në Shqipëri është përshëndetur edhe nga ish-ministri Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

 

Në një postim në Twitter, Xhafaj teksa e cilëson si një lajm pozitiv shprehet se një gjë e tillë u arrit falë negociatave intensive të vitit të kaluar.

 

“Lajm shumë i mirë që sot u finalizua hapja e Zyrës Ndërlidhëse të Europol në Shqipëri, një proces i realizuar me sukses përmes negociatash intensive gjatë gjithë vitit të kaluar. Shoqëruar dhe me një sërë operacionesh të përbashkëta shumë të suksesshme, një pjesë e mirë e të cilave të inicuara në mënyrë proaktive nga vetë Policia e Shtetit”

 

Xhafaj thekson më tej se hapja e zyrës së Europol do të ndihmojë në focimin e bashkëpunimit ndërmjet agjencive ligjzbatuese të Shqipërisë me ato të vendeve të BE.

 

 “Kjo zyrë do të ndihmojë në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet agjencive ligjzbatuese të Shqipërisë me vendet anëtare të Bashkimit Evropian dhe një mundësi e mirë për çeljen e negociatave. Urime ekspertëve të Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit për këtë arritje pozitive”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re