Në operacionet e Agjencisë së Bashkimit Evropian për Bashkëpunim në Zbatimin e Ligjit (Europol), ku u përfshinë 22.480 pjesëtarë të forcave të sigurisë nga 22 vende, të drejtuara kundër grupeve kriminale, u arrestuan 130 persona.

Europol përmes një kumtese bëri të ditur se në operacionet që zgjatën nga 6 deri më 13 qershori, patën edhe mbështetjen e Frontex-it.

Në operacione u angazhuan 22.480 pjesëtarë të forcave të sigurisë nga 22 vende ndërsa u bastisën 13.500 adresa dhe 193.020 automjete si dhe u analizuan të dhënat e 970.440 personave.

Më tej thuhet se operacionet ishin drejtuar kundër grupeve kriminale dhe veprave penale të tregtisë me njerëz, punë të detyruar, kontrabandë me drogë dhe lypjes së detyruar në Evropë dhe se janë arrestuar 130 persona.

Njëkohësisht janë shpëtuar mbi 130 persona, në mesin e të cilëve dhjetëra fëmijë, që ishin viktima të organizatave kriminale. Janë ngritur gjithashtu mbi 100 hetime.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re