Agjencia e zbatimit të ligjit e Bashkimit Evropian (BE), Europol, ka deklaruar se organizata terroriste PKK vazhdon aktivitetet e saj për mbledhjen e fondeve në Evropë.

Sipas raportit vjetor të Europolit për situatën dhe trendin e terrorizmit në BE për vitin 2022, organizata e PKK-së në BE koordinohen nga Kongresi i Shoqërive Demokratike Kurde Evropiane (KCDK-E) me bazë në Belgjikë.

Raporti vuri në dukje se grupi terrorist PKK vazhdoi aktivitetet e saj propaganduese, protestat, rekrutimin dhe mbledhjen e fondeve në të gjithë Evropën, pavarësisht nga koronavirusi COVID-19 dhe se paratë në vendet evropiane u mblodhën përmes pagesës së anëtarësimit, shitjeve të botimeve, ngjarjeve speciale dhe fushatave.

Anëtarët e PKK-së gjithashtu ishin përfshirë edhe në “veprimtari të krimit të organizuar si pastrim parash, shantazh, zhvatje dhe trafik droge”, thuhet në raport.

Raporti thotë se ekstremistët e krahut të majtë nga vendet anëtare kanë udhëtuar në Sirinë verilindore dhe Irakun verior ku kanë kryer trajnime ushtarake nga grupi terrorist YPG, që është dega e PKK-së në Siri.

“Duke pasur parasysh trajnimin dhe përvojat e betejës që kanë fituar atje, vlerësohet se pas kthimit të tyre në BE, individë të tillë kanë potencialin që të kryejnë sulme të dhunshme”, thuhet në raport.
Burimi: AA