Pandemia COVID ka favorizuar rritjen e krimit kibernetik në Evropë, veçanërisht përsa i përket pornografisë së fëmijëve dhe mashtrimeve të ndryshme në internet, tha Shërbimi Evropian i Policisë (Europol).

“Kriminelët shpejt përdorën pandeminë e virusit koronar për të sulmuar njerëz të pambrojtur, në kontekstin e karantinës dhe lëvizjes së kufizuar, e cila bëri që njerëzit të përdorin internetin shumë më tepër,” tha Europol në një deklaratë.

Mashtrimi në internet është bërë kështu një strategji ideale për kriminelët kibernetikë që shesin mallrat e tyre si produkte që do të parandalojnë ose kurojnë koronavirusin, tha Europol me bazë në Hagë.

Përveç kësaj, përmbajtja për ngacmimin seksual të fëmijëve është regjistruar dhe shfaqja e një përmbajtje të tillë është bërë më e popullarizuar se zakonisht për shkak të lëvizjes së kufizuar dhe udhëtimit.

“Pandemia ka ngadalësuar shumë aspekte të jetës sonë normale. Fatkeqësisht, ajo ka përshpejtuar aktivitetet kriminale në internet”, tha komisioneri për Punë të Brendshme, Ylva Johansson.

Sipas saj, krimi i organizuar abuzon me njerëzit e pambrojtur, qofshin ata njerëz që kanë humbur punën ose kompanitë e tyre, dhe më e keqja, ata shfrytëzojnë fëmijë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re