Europol ka publikuar  raportin e luftës kundër drogave I cili e përkufizon Shqipërinë si burimin kryesor të lendeve narkotike drejt BE dhe shqiptarët si zotër të marijuanës e kanabisit. Sipas raportit grupet kriminale mes tyre edhe shqiptarë, falë trafikut të drogës gjenerojnë 24 miliardë euro në vit.
 
“Drogat si Kokaina, Heroina dhe Marijuana po mbajnë në këmbë krimin e organizuar, mes tyre edhe krimin në Shqipëri. Shqipëria mbetet burimi kryesor i kanabisit bimor i trafikuar në BE. Rrugët e trafikimit janë nga deti ose nëpërmjet pikave të ndryshme kufitare. Gjithashtu përdoren anije ose gomone për të çuar drejt vendeve të BE-së, tonelatat e drogës”, theksohet në raportin “Si Droga të Paligjshme Mbështesin Krimin e Organizuar në BE”.
 
Raporti nënvizon se grupet kriminale arrijnë të pastrojnë pjesën më të madhe të këtyre parave, duke investuar në biznese. Vetëm 1% e të ardhurave që fitojnë  trafikantet konfiskohet nga autoritetet. Ne raport thuhet se grupet kriminale që fitojnë miliona euro nga trafiku i drogës, në disa raste kanë lidhje edhe me terrorizmin. Gjithashtu ngrihet shqetësimi se në 5 vitet e fundit, në treg kanë hyrë rreth 620 substanca të reja. Droga e re e cila po merr një përhapje të gjerë, quhet Fentanile. Disa lloj substancash të paligjshme kanë filluar të shiten gjerësisht në internet.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re