Zyra evropiane e statistikave Eurostat ka bërë të ditur se në vitin 2021 mbi 267 mijë azilkërkues morën mbrojtje në Bashkimin Evropian (BE), ndërsa përfituesit kryesorë ishin sirianët, afganët dhe venezuelasit.

“Në vitin 2021 vendet anëtare të BE-së dhanë statusin e mbrojtjes për 267.360 azilkërkues, me një rënie prej 5 për qind krahasuar me vitin 2020”, tha Eurostat.

Pothuajse gjysma e aplikuesve që morën statusin e mbrojtjes ishin me kombësi siriane dhe afgane, respektivisht duke përfaqësuar 26 për qind dhe 20 për qind të numrit të përgjithshëm të aplikuesve.

Venezuelasit ishin grupi i tretë më i madh i përfituesve, me 5 për qind të të gjithë kandidatëve që fituan statusin e mbrojtjes.

Një e treta e kërkesave të pranuara u regjistruan në Gjermania, e ndjekur nga Franca dhe Italia.

Po ashtu njoftohet se 23.255 aplikues morën statusin e mbrojtjes si të mitur të pashoqëruar, shifër 72 për qind më e lartë se sa ishte në vitin 2020.

Rreth 24 për qind e të miturve të pashoqëruar janë regjistruar në Austri, ndërsa Gjermania dhe Bullgaria të dyja së bashku pritën 14 për qind të numrit të përgjithshëm të refugjatëve të rinj.
Burimi: AA

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re