Partia Demokratike është përbetuar, sipas saj, në vërtetësinë e faktit se sasia e madhe e eurove e kapur në Portin e Durrësit në dy automjete Toyota, ka lidhje me Taulant Ballën.

“Partia Demokratike deklaron me përgjegjësi të plotë se:

Taulant Balla ishte garanti për hyrjen në Shqipëri pa problem të milionave të drogës, që i përkasin një prej bandave më të rrezikshme të trafikut të drogës që vepron kryesisht në zonën e Elbasanit.

E vërteta është se policia shqiptare ka identifikuar ngarkesën nën presionin e një prej vendeve anëtare të Bashkimit Europian dhe është vënë menjëherë në shërbim të fshirjes së gjurmëve që do të çonin tek pronarët e vërtetë të parave të drogës.

Policia ka vepruar njësoj si në rastin e drogës së Maminasit. Ka bllokuar ngarkesën në Portin e Durrësit, duke mos u lënë partnerëve asnjë mundësi që të ndiqnin se kush do të merrte rreth 3.5 milionë euro, para që vijnë mga shitja e drogës në vendet e Bashkimit Europian”, tha deputeti Alibeaj gjatë një daljeje për shtyp.

Ndërkohë, socialisti Balla ka paralajmëruar kallzim penal ndaj kryedemokratit Basha, për akuzën që është bërë nga ky i fundit, e cila tashmë ka marrë dhe një përmasë partiake.  

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re