Koha kur aktorja e njohur e skenës shqiptare u largua nga Shqipëria ishte koha kur ajo ishte në kulmin e karrierës së saj artistike. Rolet e spikatura në teatër dhe në film e kishin kthyer Evën në një prej aktoreve më të pëlqyera të publikut, por megjithatë “ishte koha për të ikur, erdhi momenti për të ikur”, – thotë ajo.

Pse e bëri këtë? Pse u largua në një kohë kur fushën në art e kishte thuajse të shtruar, këtë, pas shumë viteve reflektim, nuk di ta thotë me saktësi. Nëse sakrifica ia ka vlejtur, gjithashtu nuk është në gjendje ta thotë me gojën plot për vete, por ama mund ta thotë pa asnjë dyshim për të birin, Xhinon, i cili sot është një djalë 25-vjeçar që po provon skenat më me emër në botë.

Sakrifica ja ka vlejtur, mbase këtë nuk mund ta thotë për vete, por për birin e saj Xhinon, i cili sot është 25 vjeç, dhe po provon skenat më me emër në botë.

 

E ftuar në programin “Pasditë në Top-Channel”, ajo ka rrëfyer shumë gjëra për veten, karrierën në teatër, largimin nga Shqipëria, por edhe për të birin Xhinon, për të cilin ajo mori vendimin për të ikur, pasi donte që ai të ishtë dikushi.

E pyetur për marrëdhënien e saj me të birin , Eva tregon se tashmë nuk është më mamaja e rreptë pasi ai është i rritur.

‘Nuk e bëj më sepse jam e detyruar. Nuk e shoh vetëm si djalë. Ai dëshiron të bëjë gjërat e tij. Ka fituar distancë dhe nuk më lejon.Edhe pse do të doja shumë që të më pyeste,por…Ai është djalë shumë i mirë dhe shumë i talentuar.” ,ka rrëfyer aktorja.

Xhino merret me muzike klasike dhe jeton në Stuttgart të Gjermanisë dhe distanca nuk e lejon Evën që të jetë një nënë e rrepte, por mesa duket e tillë ka qënë dikur.

“Nuk e kam konceptuar dot kurrë kur dëgjoja kolegë të mi të thoshin se ‘Unë po vuaj, mos të vuajë dhe ai në këtë rrugë.’ Po ta duash fort një gjë dhe po të jetë fëmija i talentuar, duhet të ndihmosh”,- shton aktorja.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re