400 hektarë tokë bujqësore janë përpirë nga uji në Sukth.

Uji ka përmbytur jo vetëm të mbjellat por ka depërtuar edhe në katet e para të 30 shtëpive. Deri më tani tre familje janë zhvendosur drejt shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Mbrojtjes në Durrës.

Prurjet e shumta të lumenjve të Erzenit dhe Ishmit janë në kufijtë e daljes nga shtrati duke përbërë një rrezik për të përmbytur edhe banesa të tjera dhe zgjeruar sipërfaqen e tokës bujqësore nën pushtetin e ujit.

Në terren inspektorët e Emergjencave Civile parashikojnë një situatë edhe më të rënduar në orët vazhdim për shkak të pandërprerës së reshjeve të shiut.

Më e qëndrueshme është situata në bashkinë e Durrësit dhe të Shijakut. Edhe aty ekipet e ndërhyrjes së shpejtë po vëzhgojnë situatën, për tu ardhur në kohë në ndihmë banorëve që rrezikojnë t’u përmbyten shtëpitë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re