Ministri i Jashtëm, Igli Hasani ka njoftuar se është evakuuar nga Gaza, familja e parë shqiptare.

Nëpërmjet një postimi në “X”, Hasani bën me dije se një nënë dhe 4 fëmijët e saj të mitur, janë larguar nga territori i Gazës, dhe janë vendosur në Egjipt, ndërsa vijojmë proçedurat për kthimin e tyre sa më të shpejtë në Shqipëri.

Ministri shprehet ndër të tjera se po punojmë me autoritetet për kthimin e shpejtë e të sigurt të shtetasve të tjerë shqiptarë që ndodhen në Gaza.

Reagimi i  Igli Hasanit

Pas tre javësh përpjekjesh e vështirësish, më në fund shtetasit e parë shqiptarë, një nënë dhe 4 fëmijët e saj të mitur, sapo lanë territorin e Gazës.

Ata ndodhen tashmë të sigurt në Egjipt, ndërsa vijojmë proçedurat për kthimin e tyre sa më të shpejtë në Shqipëri.

Mirënjohje për autoritetet e Izraelit dhe Egjiptit për bashkëpunimin, UNmigration dhe ICRC për mbështetjen si dhe kolegëve të ambasadave shqiptare në Izrael dhe Egjipt për punën e mirë në këtë situatë e operacion kompleks.

Po punojmë ngushtë me autoritetet për kthimin e shpejtë e të sigurt të shtetasve të tjerë shqiptarë që ndodhen në Gaza.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re