Evakuohet ndërtesa e Këshillit të BE-së, e cila nesër do të jetë nikoqire e liderëve në Samitin e Bashkimit Evropian, për shkak të problemit në sistemin e ventilimit të kuzhinës.
Në një njoftim nga Këshilli i BE-së thuhet se përkundër masave të marra pas rastit të njëjtë të javës së kaluar, sistemi i ventilimit të kuzhinës së kësaj ndërtese nuk ka funksionuar përsëri.
Duke bërë të ditur se disa persona nga stafi i kuzhinës janë sëmurë nga tymi helmues për shkak të këtij mosfunksionimi, njoftohet se ndërtesa është evakuuar me qëllim të marrjes së masave paraprake.
Në njoftim bëhet e ditur se zyrtarët policorë dhe të zjarrfikësve të Belgjikës kanë ndërhyrë dhe se stafi i sëmurë është dërguar në spital.
Duke bërë të ditur se arsyeja e rastit është duke u hetuar, njoftohet se kjo gjendje nuk do të ketë ndikim për samitin, i cili do të mbahet nesër.
Ndërtesa në fjalë ishte evakuuar edhe javën e kaluar për arsye të njëjtë, ku 15 kuzhinierë ishin dërguar në spital për shkak të “tymit.” aa.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re