Mrekullia për të ringritur një shoqëri në kaos pas falimentimit të 2015, për ta ngjitur në Serie A duke nisur nga D me tre promocione radhazi e për ta mbajtur në kampionatin elitar për dy vjet radhazi.
Parma e Pizzarotti, Barilla, Ferrari e ortakëve të tjerë ka bërë diçka unike. Kërkimi për një investitor të madh, sidoqoftë, ka qenë gjithmonë një prioritet. Tani duket se momenti ka ardhur.
Bëhet fjalë për një shoqëri në Katar, një nga konglomeratët privatë më të mëdhenj të Lindjes së Mesme, protagonistë në sektorë të ndryshëm (nga hoteleria në luks), që është në fazë të avancuar të tratativave për tu futur aktivisht në pronësi të Parma Calcio. Firmat mund të mbërrijnë në fund të kampionatit.
Ndërkohë, Gjykata e Parmës më në fund ka dalë me një vendim zyrtar rreth ngjarjes së falimentimit të klubit të futbollit të Parmës në vitin 2015, në një histori evazioni fiskal, mashtrimi financiar e falsifikimi dokumentesh që kishte përfshirë për disa muaj edhe biznesmenin shqiptar Rezart Taçi i cili u bë asokohe pronari i klubit të Serisë A.
Gjykata vendosi që të dënonte më 4 vite burg ish-presidentin Tomaso Girardi, pasi kishte falsifikuar bilancet me plusvalenca prej 90 milionë eurosh, ndërsa borxhet arrinin deri në 218 milionë euro. Si rrjedhojë, ish-drejtuesit shqiptarë të klubit janë shpallur të pafajshëm, pasi sipas gjykatës, nuk ishin në dijeni të situatës.