Aktivistja Evi Kokalari ka komentuar vizitën e zëvendës ndihmës sekretarit e Shtetit të SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar në zyrën e Lulzim Bashës.

Duke e quajtur atë një ‘mos përkrahje të Eskobar ndaj Bashës’, Kokalari theksoi se republikanët në SHBA po e ndjekin me interes luftën e Berishës dhe po presin ti qëndrojë akuzave ndaj Blinken për të vërtetuar se DASH ka probleme të rënda me korrupsionin.

Gazetari: Komenti për vizitën e Eskobar në zyrën e Lulzim Bashës?

Kokalari: Të them të drejtën, fakti se Eskobar ndejti 10 min në zyrën e Bashës mu krijua ideja e njëjta gjë që ndodhi me tre kongresmenët që i çuan sa për sy e faqe.

10 minutshi i Eskobar e ka një arsye edhe mendoj se ai 10 minutëshi ishte sepse ata po mundoheshin t’i jepnin krah Bashës, ai ndejti vetëm 10 minuta në atë takim për t’i treguar të kundërtën.

I ka vajtur në zyrë pasi ka qënë puna sërish e ambasadores Yuri Kim siç e ka ndihmuar edhe në rastet e tjera. Pyetja që duhet të bëjmë që pse nuk i dha krahë Eskobar krah Bashës?

Jemi shumë afër 11 dhjetorit dhe ky ishte shansi. Dje mu duk sikur Basha mori fund sot, nuk ka më asnjë përkrahje.

Gazetari: Zëri i Amerikës e ka trajtuar si mbështetje për Bashën.

Kokalari: E kanë keqinterpretuar. Mund të thuash edhe për non grata që ka nxjerrë dje SHBA, por ke të drejtë sepse ajo doli nga informacione nga departamenti i thesarit dhe po të fusësh emrin e Berishës nuk del gjë. Dhe nuk besoj se ka dosje aty.

Korrupsioni është monetar i cili dëmton demokracinë dhe raportet e tyre fillojnë nga departamenti i thesarit dhe të ngrijnë llogaritë financiare. Kjo nuk i ka ndodhur Berishës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re