Duket se gratë mbështetëse të Sali Berishës e kanë zakon që të nxjerrin persona jashtë duke përdorur retorikë të dhunshme.

Evi Kokalari, nje mbështetëse e foltores së Sali Berishës tha se deputetja e PD-së Grida Duma duhet nxjerrë zvarrë nga zyra.

Më 11 dhjetor Basha ikën dhe PD do të forcohet. Janë 5-6 vetë që bëjnë lojë të shëmtuar dhe flasin për një parti, që nuk është e tyre, por është e gjithë anatërëve të Partisë Demokratike.

Demokratët janë të entuziazmuar kur flet Sali Berisha. Në thelb, PD po shkatërrohet nga Soros, sepse Soros ka punuar për të shkatërruar opozitën e vendit në Shqipëri.

Për Grida Dumën, nuk duhet të jetë deputete. Ajo duhet nxjerrë zvarrë nga zyra, sepse po luan me ne të gjithë”, u shpreh Kokalari.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re