Aktivistja shqiptare, Evi Kokalari nëpërmjet një video-je të publikuar në rrjete sociale, ka shenjëstruar nënkryetaren e PD, Grida Duma.

Kokalari shprehet se gjeneratat e reja duhet të rriten të fortë dhe të shëndetshëm, duke bërë kështu një paralelizëm me Dumën, për të cilën shprehet se ka shkatërruar familjen e saj.

“Grida Duma familjen e saj e ka shkatërruar. Ky është fakt. Ka mundësi që PD-ja konservatore të filloj të stresoj sa e domosdoshme është besimi në Zot & familja?

Gjeneratat e reja rriten të fortë në familje të shëndetsh’me. Një familje e shëndetsh’me respekton partnerin, dhe nuk sodit në livadhet e botës.

Modernizmi që ka dashur të fus George Soros nëpërmjet OJQ, ka pasur vetëm një qëllim – DENIGRIMIN e shoqërisë”, shkruan Kokalari në rrejtin social facebook.

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re