Aktivistja shqiptare në SHBA, Evi Kokalari, foli në lidhje me zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike, ku kryetari Lulzim Basha përjashtoi Sali Berishën nga grupi parlamentar.

“Kam një mesazh direkt për Lul Bashën. Këtu në Amerikë kemi një shprehje që thotë ‘Mos e kafsho kurrë dorën që të jep ushqim’.

Sot Lul Basha ka bërë pikërisht këtë gjë. Basha është këtu falë Sali Berishës.

Një gjë duhet kuptuar. Basha lufton për pushtet, Berisha nuk lufton për pushtet. Berisha lufton për dinjitetin e tij. Ky është ndryshimi kryesor midis këtyre dy individëve.

Unë e kam thënë gjithmonë që Lul Basha është i paaftë. Ai është ankuar më përpara se Berisha ka ndërhyrë në mënyrën se si ai e drejtonte Partinë Demokratike dhe për mendimin tim sërish kjo është paaftësia e Bashës për ta shkëputur Sali Berishën nga kryesia e PD-së dhe për t’i marrë vetë frenat në dorë.

Kjo paaftësi është ajo që sot e ka shtyrë për të marrë këtë vendim.

Dëgjova që ja vë fajin Amerikës, duke thënë ata e kanë kërkuar dhe se ne kemi relata të mira me Amerikën, por unë nuk e di për kë Amerikë flet ai.

Amerika e vërtetë nuk është kjo që është në Shtëpinë e Bardhë. Amerika e vërtetë është ajo që e ka përkrahur Sali Berishën.

E fundit që dua të them është që urime zotit Berisha, pasi Lul Basha ka legjitimuar sot opozitën e vërtetë me në krye Sali Berishën.

Shkatërrimi i PD-së filloi sot dhe më vjen shumë keq që Basha nuk kishte aq burrëri sa ta bënte këtë në një konferencë shtypi, por është fshehur në zyrat e PD-së pas një kamera për të dhënë një vendim që duket qartë që është fryrë nga të tjerët”, deklaroi Kokalari

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re