Aktivistja Evi Kokalari, e cila mbështet të Sali Berishën, është shprehur se do të punojë kundër Lulzim Bashës që ai të mos marrë vizë amerikane.

Në fjalën e saj, Kokalari tha se nëse Basha do të tentojë të vutët në Amerikë ajo do të çojë këtë çështje në Kongres.

“Unë do të rikthehem në Amerikë dhe bashkë me shqiptarët e tjerë të diasporës dhe nëse Lulzim Basha tenton të futet në Amerikë dhe të marrë vizë ne do ta ngremë këtë si çështje dhe do ta çojmë në Kongres.

Lulzim Basha, i hapi gropën vetes, pasi ne nuk do ta lëmë çështjen e Berishës. Kaq për çështjen e Lulzim Bashës për sot”, tha Kokalari.

“Zoti Berisha është përjashtuar nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike pasi është këmbyer me mbylljen e dosjes së korrupsionit të Lulzim Bashës, një dosje që ekziston në Shqipëri dhe në Amerikë.

Kjo është e vetmja arsye pse është përjashtuar Sali Berisha,” vijoi ajo, duke shpjeguar se bëhet fjalë për një dosje lobimi në SHBA.

Lidhur me diskutimet online nëse ajo do bëhet kryetare e PD, Kokalari tha: ‘Unë nuk kam nevojë të bëhem kryetare e Partisë Demokratike pasi ne e kemi kryetarin e Partisë Demokratike, ai është Sali Berisha’.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re